“Do t’i shaj…”, Qafoku debat në studio me Kokën: Pse nuk thua që PD duhet të jetë më demokratike?!

23 Shkurt 2026, 21:53 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do t’i shaj…”, Qafoku debat në studio me

Gazetarët Roland Qafoku dhe Bledian Koka kanë debatuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli lidhur me opozitën.

Duke iu drejtuar Kokës, Qafoku i kërkon të pranojë se PD-ja duhet të jetë një parti më demokratike. Ndërsa gazetari Koka  tha se asnjëherë s’i ka bërë gjyqin opozitës, por mazhorancës.

Sipas Kokës situata në Shqipëri është më e keqe se në Venezuelë dhe qeveria teknike është e nevojshme, ndërsa Qafoku mendon që opozita duhet të ngrejë popullin.

Qafoku: Opozita duhet ta ngrejë të gjithë popullin

Koka: Jo, sepse ashtu ishte edhe Venezuela

Qafoku: Çfarë lidhje kemi ne me Venezuelën?!

Koka: Jemi më keq se sa Venezuela. Si e shikoj zgjidhjen? E para qeveria teknike është “sine qua non”, është e nevojshme.

Qafoku: Nuk është fare në diskutim qeveria teknike. Si nuk thua ti që një Parti Demokratike...

Qafoku: Mund të bëj një pyetje demokratike për PD-në?

Koka: Nuk e them dot sepse edhe kur ishte PS në opozitë s’ia kam bërë gjyqin opozitës, ia kam bërë  gjithmonë mazhorancës.

Qafoku: Zgjedhjet i fiton mazhoranca sepse opozita është e papërgatitur. Si nuk thua njëherë që PD duhet të jetë më demokratike?!

Koka: Ta thashë që PD nuk gëlon nga demokracia dhe as nga alternativa. Çfarë do ti të them?! Do t’i shaj me...?! 

Po ndodh...