"A është krim molotovi?!"/ Gjin Gjoni: Molotovët i ka hedhur policia dhe SHISH! Haxhiu: Pse nuk distancoheni?

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se protesta e PD ishte paqësore dhe se molotovët i hodhën persona të infiltruar nga policia dhe SHISH.
Analisti Baton Haxhiu e pyeti Gjonin, se përse PD nuk u distancua nga dhuna, nëse ajo është kryer nga persona të infiltruar. Deputeti deklaroi se në protestë ka patur ndërthyrje mes fishekzjarreve dhe molotovëve dhe se 80% kanë qenë fishekzjarre.
Baton Haxhiu: Ju po bëni një krizë politike, nuk ka dilemë. Para se të hyjmë te kjo krizë politike, po ju pyes si njeri i drejtësisë. Nga aspekti politik dhe nga aspekti analitik, e dimë dhe mund të konstatojmë se molotovi është fuqi politike. Por ju si njeri i drejtësisë, po ju pyes, molotovi a është krim dhe a është armë?
Gjin Gjoni: Tani, unë do e ndaj veten në dy pikëpamje. E para si njeri i ligjit, të jesh 28 vjet në funksionet e mbrojtjes së ligjit ka ndryshim me të qenurit politikan. Problemi është, protestat kanë edhe element të natyrës së tillë, që hidhen edhe molotovë, sepse ngjarjet nuk janë të shkëputura nga protesta që ndodhin në Paris, Bruksel dhe Greqi, që digjet gjysma e Brukselit.
Baton Haxhiu: E para, protesta po udhëhiqet nga një parti. Në Greqi apo Bruksel, janë NGO, apo qytetarë, që janë të pakënaqur, është gjë tjetër. Por kur e përdor partia politike molotovin si armë për të marrë pushtetin, është gjë tjetër. Tani më fol si njeri i drejtësisë.
Gjin Gjoni: Problemi është që PD, ashtu siç e ka deklaruar kryetari i PD, Berisha, është për protestë paqësore kombëtare. Në vetëvete protesta, edhe në thirrje edhe në vazhdimësi, është paqësore, por pjesën e menaxhimit të njerëzve që janë të irrituar ndaj qeverisë, pasi irritimi shkon përtej partive politike, duhet të jemi të qartë, është ndërtuar edhe me elementë, njerëz që janë militant të policisë, patronazhisë, njerëz të shërbimit informativ, të infiltruar brenda protestës, për të krijuar këtë lloj imazhi. Çdo protestë e organizuar nga PD, konsiderohet protestë paqësore.
Ylli Rakipi: Si do të vepronit ju si gjyqtar, po t'ju vinte akuzë me adoleshentë që mbushin trastat me molotovë?
Gjin Gjoni: U arrestuan 43 vetë dhe rezulton se në gjykatë kanë shkuar vetëm 18 vetë, që kanë qenë në kushtet e arrestit në flagrancë. Çfarë rezulton? Për shkak të mungesës së dyshimit të arsyeshëm, të 18 janë kërkuar detyrim paraqitje. Pra, zhvishemi nga roli i politikanit dhe shkojmë në rolin e gjykatësit. 9 prej personat të shoqëruar arresti është konsideruar i paligjshëm. Rezulton se elementi i provueshmërisë dhe lidhja shkak pasojë, është nga elementët që organet e policisë nuk provojnë lidhjen shkakësore mes protestës dhe hedhjen e molotovëve me elementët që shkojnë para gjykatës. 80% e atyre që shohim në mediat ndërkombëtare janë fishekzjarre. Vetëm një pjesë e vogël janë molotovë. Kjo edhe sipas shpjegimeve në gjykatë, tre prej personave që pretendohet se janë gjetur çanta me shishe benzine ose molotovë, nuk kërkonin mbrojtjen e PD dhe nuk donin të identifikoheshin si persona që suportojnë Partinë Demokraitke, çka ngre probabilitetin që njerëz të infiltruar nga policia, kanë siguruar mjete për të inkriminuar protestën e PD.
Baton Haxhiu: Ju thoni që këta njerëz që kanë hedhur molotovë, janë njerëz të SHISH, të infiltruar, ose qytetarë, më thuaj kur keni përfunduar protestën, a është deklarata e Gjin Gjonit, që thotë të nderuar qytetarë, sot PD mbajit protestë paqësore, distancohemi nga ata që dhunuan institucionet. Jeni në gjendje të thoni se janë njerëz të SHISH dhe jemi kundër kësaj?
Gjin Gjoni: Ka një ndërthurje mes fishekzjarrëve dhe molotovëve.
Baton Haxhiu: A distancoheni ju?
Gjin Gjoni: Unë nuk jam politikan. Ajo të cilën unë shtroj para jush dhe publikut, që të arrish në një deklaratë të tillë, duhet të bësh një fazë paraprake hetimesh, nuk mund të arrish në konkluizion që nesër pasnesër, të përgënjeshtrohen. Unë nuk hyj në kategorinë e politikanëve që sot deklaroj kështu dhe nesër të kundërtën. Do të marr kohën e duhur dhe të nevojshme
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128