Shembja e aksit Librazhd-Pogradec sjell probleme dhe në rrjetin energjetik të zonës, ja fshatrat që do mbesin pa drita për disa orë!

23 Shkurt 2026, 11:55 / AKTUALITET ALFA PRESS
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec sjell probleme dhe në rrjetin energjetik

Problemet në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, kanë shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjetik.

Konkretisht që prej ditës së djeshme shtylla e tensionit të mesëm në Linjën 110 kV Librazhd - HEC Egnatia rrezikon shembjen.

Sot energjia elektrike do të stakohet nga ora 10:00 deri në orën 17:00, hark kohor që do të punohet për demontimin e shtyllës.

Pa energji elektrike do të mbeten dhe disa zona në rrethin e Librazhdit, Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, HEC-i Xhyrë.

Për këtë arsye mësohet se në terren do të dislokohen forcat e Ushtrisë si edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) me qëllim garantimin e perimetrit të sigurisë dhe parandalimin e çdo rreziku për jetën e qytetarëve. 

Prania e tyre në terren ka për synim të mbajë nën kontroll zonën, të shmangë hyrjet e pautorizuara si edhe të sigurojë mbarëvajtjen e operacioneve teknike.

Po ashtu pas fundosjes dhe rrëshqitjes masive të tokës autoritetet vendore dhe emergjencat civle kanë evakuuar dy familje që banonin pranë segmentit të dëmtuar rrugor.

Familjet janë sistemuar përkohësisht në ambiente të sigurta, ndërsa pritet vlerësimi i plotë i situatës nga ekspertët gjeologë dhe inxhinierët e ndërtimit.

Po ndodh...