
Gonzato në Gjykatën Kushtetuese: Mbështesim drejtësinë e pavaruar

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë është takuar me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, në shenjë mbështetje për institucionet e pavarura të drejtësisë shqiptare.
Silvio Gonzato thotë se kjo Gjykata është garantuesi i Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese.
Po ashtu, diplomati evropian thekson se Gjykata Kushtetuese ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë
“Sot bëra një vizitë në Gjykatën Kushtetuese në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri. Jo vetëm që Gjykata është garantuesi i Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese; gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë,” tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128