Grabitën një grua në fshatin Pejkë, arrestohen dy vëllezërit në Dibër
Dy vellëzer kanë rënë në prangat e policisë në Dibër, pasi grabitën një grua në fshatin Pejkë.
Në një njoftim për mediet, policia bçn me dije se personat e arrestuar vodhën para dhe sende në banesën e gruas.
Dy vëllezërit 25 dhe 27 vjeç janë po ashtu banues në fshatin Pejkë.
Njoftimi i policisë:
"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni policor i koduar "Goods", për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
I vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë, një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 vëllezërit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar "Goods".
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale."
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
