Greqi/ Plagoset rëndë me thikë 50-vjeçari shqiptar, u godit 4 herë pas shpine

24 Dhjetor 2024, 16:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Greqi/ Plagoset rëndë me thikë 50-vjeçari shqiptar, u

Një 50-vjeçar shqiptar është sulmuar me armë në Greqi, pasi u godit me thikë dhe u gjet i plagosur rëndë në Varkizë, në kryqëzimin e rrugëve Boreade dhe Moussa, në Greqi.

Sipas informacioneve të medias së vendit fqinj, ai është goditur me thikë katër herë pas shpine, kurse autorët mbeten të panjohur.

Katër autorët, dy prej të cilëve në makinë dhe dy me motor, i janë afruar viktimës dhe e kanë sulmuar në befasi.

I plagosuri me origjinë nga Shqipëria është dërguar në Asklepionin e Voulas.

Ngjarja u shënua sot, në orën 15:15, në Varkizë. Motivet e sulmit mbeten ende të panjohura.

Policia greke tha se i dëmtuari, emri i të cilit nuk u publikua, ka plagë serioze nga pas shpine dhe në pjesën e barkut.

Ndërkohë që më herët kishte pasur edhe raportime në numrin 911 të policisë për të shtëna armësh.

 

Po ndodh...