Hakoi GTA 6, 18 vjeçari Arion Kurtaj mbyllet në një spital sigurie pas sjelljeve të dhunshme në qeli

22 Dhjetor 2023, 09:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hakoi GTA 6, 18 vjeçari Arion Kurtaj mbyllet në një spital

18 vjeçari shqiptar, Arion Kurtaj, i akuzuar për sulmet kibernetike ndaj kompanive më të njohura në botë si dhe të Grand Theft Auto-s është mbyllur në një spita pasi ka shfaqur vazhdimisht sjellje të dhunshme në paraburgim, raporton BBC.

Kurtaj, ishte një anëtar i grupit të hakerëve Lapsus$, i cili kryente sulme të ndryshme gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Për sulmet e fundit, të cilat përfshinin Uber, Revolut dhe Rockstar, përgjegjësi kishe edhe një adoleshent 17-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është publikuar.

Janë 12 akuza ndaj Kurtajt, duke përfshirë kërcënime, mashtrim, dhe keqpërdorim kompjuterik sipas ligjit britanik.

Megjithatë, disa psikiatër besojnë se 18 vjeçari autik nuk është i aftë për t’u përgjigjur përpara një procesi ligjor.

 

Po ndodh...