Halla e 15-vjeçarit Erjon Boba e zhgënjyer nga mungesa e solidarizimit: Kjo tregon rënie të ndërgjegjes shoqërore

Halla e 15-vjeçarit Erjon Boba, Bahrije Çupi ka reaguar sot në protestën e organizuar nga qytetarët në Durrës në shenjë solidarizmi.
Ajo shprehet e zhgënjyer pas mungesës së mbështetjes së shqiptarëve në protestën e njoftuar duke thënë se ngushëllimi më i thellë do të ishte të ishin sot këtu.
Më tej ajo falenderon të gjithë shqiptarët për mesazhet si edhe për pjesëmarrjen në protestë.
“Kjo neglizhencë e një populli para një tragjedie, tregon rënie të ndërgjegjes shoqërore.. ne djali na iku e s’na kthehet më, por prindërit që janë sot në çdo familje, apo mësuesit nëpër shkolla, mjekët, mësuesit, nesër mund të ketë një Erion tjetër, një Martin tjetër. Thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër. Edhe drejtësia për Erionin është shumë e vështirë…. unë kam marrë me qindra mesazhe, dhe i falënderoj të gjithë shqiptarët për mesazhet e ngushëllimit, por ngushëllimi më i thellë do ishte të ishin sot këtu në këtë protestë të njoftuar”, shprehet ajo.
Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
