Hedhja e dherave dhe inerteve në krye të fshatit Dhërmi, IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria”, detyrim edhe të rehabilitojë zonën

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkon me masë administrative gjobë subjektin “Gjikuria”.
Drejtoria Qendrore e IKMT-së kreu inspektim në zonën e Dhërmiut ku konstatoi një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit.
Gjatë verifikimit të kryer, subjekti rezultoi se nuk ishte i pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2. Për shkak të këtyre shkeljeve të konstatuara, IKMT mori masën administrative dënim me gjobë në vlerën 1,000,000 lekë.
Gjithashtu u mor dhe masa plotësuese e pezullimit të aktivitetit deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit. Kompanisë “Gjikuria” ju ngarkua edhe detyrimi për të eleminuar pasojat e shkaktuara në një afat të arsyeshëm, për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
