Hetimet/ Gaxha dhe Spahiu dyshohet se do ekzekutonin biznesmenin e njohur në Elbasan

20 Tetor 2022, 18:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hetimet/ Gaxha dhe Spahiu dyshohet se do ekzekutonin biznesmenin e njohur

Dy persona, të cilët u arrestuan sot, Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu, dyshohet se do kryenin ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në Elbasan. Burime bëjnë me dije se policia e Elbasanit ka marrë informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin dhe kanë ndërhyrë në kohë për të ndaluar planin. Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e dy personave të rrezikshëm Luiz Gaxha dhe Rigers Spahiu, policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal të madh armësh, por edhe edhe lëndë plasëse të llojit C4.

Të njëjtat burime konfirmojnë për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit. Ky person, mendohet se është Elton Kila (i thirrur Oti).

9 marsi i këtij viti ka shënuar pikënisjen e operacionit “Plumbi i artë”. Ishte pikërisht ky plumb që mbeti në shpatullën e Nuredin Dumanit që solli në kapjen e më pas edhe zbërthimin e disa prej ngjarjeve më të forta kriminale që kanë tronditur vendin gjatë viteve të fundit. Në radhët e “bossave” të botës së krimit, Nuredin Dumani kishte krijuar emër si vrasës me pagesë. Ndaj dhe Suel Çela e kishte kontaktuar për të hequr qafe Elton Kilën, i cili njihej si Oti. Çela i çonte foton e Otit në telefon. Por Dumani ndodhej në Kosovë dhe detyrën e re ia kishte besuar “ushtarit” të tij, Henrik Hoxhaj. Ky i fundit ka kërkuar kudo për të gjeur shënjestrën por nuk ia ka dalë dhe ka kërkuar ndihmën e “profesionistit”. Por ditën që kanë shkuar për të kapur Otin, para i ka dalë Talo Çela dhe për pak sa nuk i mori jetën.

Ndërsa duket se misioni për të hequr qafe Otin nuk ka përfunduar me Dumanin.

Po ndodh...

ide