Historia e një biznesi të paprekshëm/ Si Ritello vazhdon e operon në tregun shqiptar pas mashtrimeve, asnjë hetim nga autoritetet

26 Shkurt 2024, 18:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Historia e një biznesi të paprekshëm/ Si Ritello vazhdon e operon
Kompania Ritello, e cila disa kohë më parë u bë kryefjalë e medias në Shqipëri për shkak të denoncimeve të shumta të qytetarëve shqiptarë që kishin rënë pre e mashtrimit të tyre, vazhdon të mashtrojë më shumë njerëz. Shumë qytetarë janë ankuar gjatë kësaj periudhe kohore, pasi rasti u denoncua fillimisht në emisionin Piranjat në Syri Tv. Ishin dy të moshuar nga Librazhdi që kishin rënë pre e mashtrimit të tyre në orët e vona të darkës.

Pas këtij denoncimi, të shumtë ishin qytetarët që denoncuan rastet e mashtrimit në media, pasi askush nga institucionet ligj zbatuese në vendin tonë, nuk i merrnin përsipër që të hetonin. Kur qytetarët kërkonin që të merrnin mbrapsht paratë e tyre, nga kjo kompani e cila i mashtroi me një pajisje gjoja që pastron ajrin dhe vret virusin Covid, përfaqësuesit e Ritellos, u ktheheshin atyre me kërcënime dhe ofendime nga më të rëndat.

Si të mos mjaftonte kjo, lekët e qytetarëve që janë mashtruar nuk janë kthyer mbrapsht. Grupmosha e preferuar e kësaj kompanie ishin të moshuarit, pasi ata i mashtronin më lehtë. Kur qytetarët nuk kishin gjëndje për të paguar pajisjet që merrnin me anë të mashtrimeve, agjentët e Ritellos i fusnin në kredi me bankat që kishin krijuar lidhje posaçërisht për këto mashtrime.

Pjesë nga denoncimi i Piranjave: 

‘Erdhën në shtëpi dhe na thanë se do të merrnim fshesën nga 3000 euro në 2400. Ata morën bankën dhe detyruan Valdeten të gënjente për kushtet e saj. Firmosa unë në vend të saj. Agjentët na thane të mos u themi fëmijëve. Më vonë kuptuam se ishim futur në kreditek Iute Credit dhe duhet të shlyenim çdo muaj këstet. Ditën tjetër u thamë direkt se duhet të na kthenin parat që paguam 500 euro si këst paraprak dhe 80 euro shtesë dhe të merrnin paisjet mbrapa. Nuk na dëgjuan dhe nuk na pranuan’, thanë ata. Më vonë kërkuan takime me përfaqësuesin e filialit të Ritellos në Elbasan, Besmirin.

Ballafaqimi i palëve kaloi me ofendime nga ana e drejtorit të zyrës.

‘Nuk do merrnin paratë mbrapsht. Kurrë. Mos më thoni mua mashtrues, ju jeni legen, mashtrues. Nuk do merrni paratë mbrapsht’. Drejtuesi fillimisht tregon arrogancën e tij kundrejt të moshuarve.

Ajo që bën përshtypje nga kjo kompani është se nuk hetohet kurrë për mashtrimet që ka bërë. Të shumta kanë qenë rastet e mashtrimeve që janë bërë publike, por asnjë herë nuk ka dalë njoftim për hetim mbi Ritellon. As nga Policia e Shtetit dhe as nga Prokuroria Tiranë dhe Elbasan, nuk ka asnjë hetim mbi mashtrimet që janë bërë nga Ritello. Ndërkohë që mashtrimet nga Ritello, çdo ditë e shtohen më shumë dhe qytetarët që denoncojnë nuk merren parasysh, kompania ka nisur reklamimet në masë për tu zgjeruar në një publik më të gjerë dhe të gjejnë sa më shumë pre për t'i kapur.

Po ndodh...