AMP kontroll në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon

13 November 2026, 18:49 / AKTUALITET ALFA PRESS
AMP kontroll në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon

Një telefon celular i markës iPhone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), e cila njofton se kontrolli është ushtruar ditën e sotme, më 13 nëntor 2026, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së burgut.

Gjatë verifikimeve, në ambientet e përbashkëta të institucionit është konstatuar një aparat celular iPhone, i cili përbën send të ndaluar në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Pas konstatimit, AMSEVP ka nisur veprimet e para procedurale, ndërsa në përfundim të tyre materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

 

Hetimet do të kryhen për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

 

Po ndodh...