Carlos Augusto-Inter, "dashuria" vazhdon deri në 2031

13 November 2026, 16:24 / SPORT ALFA PRESS

Carlos Augusto-Inter, "dashuria" vazhdon deri në 2031

Interi po e mban fort mbrojtësin brazilian, Carlos Augusto. Zikaltrit janë gati të vazhdojnë dhe zgjasin kontratën (që skadon në vitin 2028) të brazilianit deri në vitin 2031. Një vlerësim dhe dëshmi e domosdoshme e konsideratës pas muajve të parë të sezonit të ish-lojtarit të Monzës.

Carlos është vazhdimisht ndër më të mirët e zikaltërve dhe, falë shkathtësisë së tij, mund të përdoret në pozicione të ndryshme: aq si zëvendësues i Dimarcos sa edhe i Bastonit. Madje, paraqitjet e tij e kanë bindur Chivun ta shtyjë italianin në qendër të treshes mbrojtëse për të mos pasur nevojë të heqë dorë nga askush. Tashmë po afron gjithnjë e më shumë dita: Carlos Augusto dhe Interi vazhdojnë së bashku.

Po ndodh...