Fundjavë me mot të paqëndrueshëm, vijojnë efektet e stuhisë “Charls”

13 November 2026, 15:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fundjavë me mot të paqëndrueshëm, vijojnë efektet e

Stuhia e erës dhe reshjet e shiut që kanë prekur gjithë Europën do të vijojnë edhe gjatë fundjavës, por me intensitet më të ulët.

Sipas sinoptikanëve efektet e stuhisë “Charls” do të vijojnë të mbeten problematike sa i përket erës së fortë në zonat detare.

Reshjet e shiut me intensitet më të lartë vijojnë të jënë të fokusuara në veri, kryesisht Shkodër, Kukës, Lezhë, si dhe në jug në Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat e ajrit sidomos në vlerat minimale mbeten të larta, për shkak të rrymave ajrore të ngrohta që kanë depërtuar prej disa ditësh në vend.

Nëntori mbetet një muaj i lagësht. Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë prezente edhe fillimin e javës së ardhshme.

Po ndodh...