“Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA”/ Mesazhi i ambasadorit Wendt nga takimi me të rinjtë: Diskutuam zgjidhjet për komunitetet e tyre
13 November 2026, 13:12 / POLITIKË

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit amerikan.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se takimi kishte në fokus dëgjimin e ideve dhe këndvështrimeve të të rinjve, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin ata në realizimin e propozimeve të tyre.
Në qendër të diskutimit ishte roli i të rinjve në zhvillimin e komuniteteve dhe zbatimi i zgjidhjeve konkrete për sfidat me të cilat përballen.
“Të frymëzuar nga Amerika, ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
Nga Mentor Kikia
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Nga Edison Lika
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

