SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave
13 November 2026, 13:55 / AKTUALITET

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, për çështjen e pagave të gjyqtarëve.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Gentian Keri u pyet nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Keri ka deklaruar se ka zbatuar ligjin. Ndërkohë, lidhur me pretendimin e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij, sekretari i Përgjithshëm është shprehur se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares, pasi ajo nuk kishte zbatuar ligjin.
Çështja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u kallëzua në SPAK në muajin shtator. Si persona të kallëzuar, përveç Kerit, është edhe ministri i Financave, për të cilin ende nuk është vendosur se kur do të merret në pyetje.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
Nga Mentor Kikia
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Nga Edison Lika
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

