Memorandumi/ Shefi i i ri i stafit të Trump: Ndalohen takimet e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë me lobistë dhe grupe interesi!

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, ka vendosur një ndalim të plotë të takimeve të paautorizuara të stafit të Shtëpisë së Bardhë me lobistë dhe grupe të interesit të veçantë.
Ky vendim shënon një ndryshim të dukshëm nga politika e paraardhësit të tij dhe shihet si një sinjal për masa të forta kundër ndikimit të interesave të korruptuara në Uashington.
Më poshtë është memorandumi i sapodërguar për të gjithë punonjësit e Shtëpisë së Bardhë:
“Asnjë president në histori nuk ka luftuar më me këmbëngulje, më vetëmohim dhe më guxim për popullin amerikan sesa Presidenti Trump.”
“Duke ndjekur shembullin e tij, nga punonjësit e Shtëpisë së Bardhë pritet që t'ia kushtojnë pa u lëkundur kohën dhe energjinë e tyre interesave të qytetarëve që punojnë në këtë vend.”
“Punonjësit e Shtëpisë së Bardhë duhet të marrin paraprakisht miratimin e Zyrës së Këshilltarit Ligjor të Shtëpisë së Bardhë për takimet në ambientet e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë me lobistë të regjistruar, kur këto takime lidhen me politikat qeveritare.”

Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

