Hodhi molotov në drejtim të Bashkisë Tiranë, policia ndalon protestuesin 38-vjeçar nga Kurbini

Policia ka ndaluar një shtetas 38-vjeçar banues në Kurbin, i cili gjatë protestës së ditës së martë (14 maj) para Bashkisë së Tiranës, ka hedhur molotov në drejtim të institucionit.
38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:
– E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
