“Hummer” dhe “G Class”, çfarë sekuestroi SPAK pas kontrollit në banesën e pronarit të “Cinco”

26 Korrik 2025, 14:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Hummer” dhe “G Class”, çfarë sekuestroi

Policia ka sekuestruar dy automjete të Ermir Ndrejajt i cili u vendos ditën e djeshme në pranga pas një operacioni të urdhëruar nga SPAK.

Mbrëmjen e djeshme policia ka kryer kontrolle në banesën e Ndrejajt ku janë sekuestruar mjetet.

Policia ka sekuestruar një mjet tip "Hummer" dhe një "G Class".

Sekuestrimi është zhvilluar te kompleksi "Delijorgji" në Tiranë.

Në videon e publikuar nga dosja.al duket mjeti i cili është vendosur në karrotrec.

Mbrëmjen e djeshme dolën edhe pamje kur policia ka arritur te kompleksi për të kryer kontrollet. Ende nuk ka një informacion zyrtar se çfarë tjetër mund të jetë sekuestruar. 

Ndrejaj u arrestuar pas operacionit të SPAK. Në lidhje me këtë aksion janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman.

Identiteti i personit të katërt është zbuluar sot. Ai është Ilir Lloshi. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKY ECC.

 

Po ndodh...