I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, GJKKO nis gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës

I akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, GJKKO ka nisur gjykimin për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla. Lajmin e konfirmon gazetarja e Klan News Glidona Daci.
Kujtojmë se hetimet e SPAK ndaj Memollës nisën pas një audiopërgjimi.
Në këtë audio dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, teksa ndikon tek elektriçisti Blerim Xhamani, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. E gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.
SPAK thotë se hetimet gjithashtu konfirmuan se Memolla komunikonte me shtetasin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës dhe se i pandehur tjetër, Ndriçim Tafxhafa i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën.
Gjithashtu SPAK thotë se Blerim Xhamani dhe i pandehuri tjetër Isuf Tosku kanë falsifikuar edhe të dhënat e procesverbalit të ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë në të vërtetë energjinë abonentit debitor.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
