Mediat italiane kritika Melonit: Do paguajmë Shqipërinë 5 herë më shumë se na kushton mbajtja e emigrantëve këtu

300 mln euro do t’i kushtojë shtetit italian strehimi i refugjatëve nga lindja e mesme në Shqipëri, konkretisht në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër të Lezhës.
Detajet teknike janë zbardhur nga gazeta italiane “L’esspreso” për funksionimin e kampit dhe kostot për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm, nga uji i pijshëm, energjia elektrike, kanalizimet e deri tek infrastruktura e në perimetrin e kampit.
Sipas dokumentit, e terë zona ku do të ngrihet kampi i refugjatëve nuk është e pajisur me kanalizim publik dhe është e nevojshme të ndërtohet një rezervuar me kapacitet të përshtatshëm ose të ndërtohet një impiant për pastrimin e tyre.
Uji i pijshëm është parashikuar të merret nga një depo me pompo, por nëse nuk është mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë qëndrën mendohet edhe ndërtimi i rezervuarëve për të siguruar sasinë e nevojsjhmë të ujit në kamp.
Protokolli nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria ka një vlerë prej 230 milionë eurosh, ndërsa 75 milionë të tjera parashikohet të paguhen për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë, duke e kaluar vlerën e 300 mln eurove.
Shifër kjo, që sipas gazetës “L’esspreso” është të paktën 5 herë më e lartë se kosotot që italia ka paguar për administrimin e fluksit të emgrantëve në territorin e saj.
Për trajtimin e emigrantëve në qëndrat e përheshme në Itali janë paguar 52 milionë euro për katër vjet, ndërsa transformimi i Shëngjinit dhe veçanërisht Gjadrit do t’i kushtojë shtetit fqinj disa fish me shumë.
-
VIDEO/ Albin Kurti fishkëllehet dhe goditet me letra teksa flet live
20 Dhjetor, 14:23
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

