I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, 53-vjeçarit i sekuestrohen 287 000 euro pasuri

15 Korrik 2025, 14:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni,
Një 53-vjeçari i janë sekuestruar 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.

Pronari është i dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.

Policia bën me dije se 53-vjeçarit ju sekuestruan e 2 apartamente dhe 2 automjete.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një hetimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan gjatë operacionit “Origjina”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të shtetasit A. L., 53 vjeç.

4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, ku ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.:, njofton policia.

 

Po ndodh...