Atentati- emrat/ Me kë u largua Fatjon Murati nga Shqipëria, 2 “të fortët” që e shoqëruan

14 Mars 2023, 12:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati- emrat/ Me kë u largua Fatjon Murati nga Shqipëria, 2

Gentian Reci dhe Indrit Dokle janë dy personazhe të cilët kanë lidhje shoqërore me 32 vjeçarin, Fatjon Murati të cilët mësohet se e kanë shoqëruar atë në kufi edhe pse rezultonte me arrest shtëpie.

Gentian Reci dhe Indrit Dokle sipas hetuesve në mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur drejt Maqedonisë, ndersa Murati ka lëvizur drejt Turqise.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjes e ngjarjes së Don Boskos që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës.

Grupi hetimor ka vijuar edhe këtë të martë me mbledhjen e kamerave të sigurisë në rrugën Anastas Shundi.

Nga verifikimet e kryera deri tani ka rezultuar në një kamer sigurie  në orën 20:20 minuta ka pikasur makinën BMË seria 5 me targa të huaja e cila kalon në zonën e Qafe Kasharit. Më pas kjo makinë është parë po nga e njëjta kamera duke u larguar me shpejtësi në orën 20:50, ku sipas hetuesve kaq i ka mjaftuar atentatorëve për të kryer krimin.

 

Po ndodh...