Dhunimi i avokatit/ Mjeku: Ndodhet në gjendje të rëndë, do presim dhe 72 orë, ka dëmtime në tru

Mjeku Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi i cili u dhunua në mënyrë brutale nga tre persona mëngjesin e djeshëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Mjeku ka deklaruar se avokati Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë, ku përveç dëmtimeve kockore në kokë, pa probleme edhe në tru. Gjithashtu, ai bëri me dije se avokatit i është bërë një ndërhyrje nga një neurokirurg, teksa sipas tij, duhet të presin dhe 72 orë nëse do të ketë reagim apo jo.
“Ndodhet në gjendje të rëndë. Duhet të presim dhe 72 orë për të parë reagimin e avokatit. Ka dëmtime të mëdha në kokë, por parametrat jetësorë i ka stabël. Është bërë një ndërhyrje nga neurokirurgu. Përveç dëmtimeve kockore, ai ka edhe dëmtime në tru”, – është shprehur Bushi.
Organizatori i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, sipas hetimeve është shtetasi Dritan Nano, për shkak se nuk pranonte t’i përmbahej kontratës me avokatin për një proces gjyqësor të fituar për një pronë.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua nga Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj, ndërsa Romario Tabaku ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja. Deri më tani është vetëdorëzuar në polici vetëm Dorian Alia.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



