Atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, si Tori Xheçuka i kërkonte Ervis Martinajt t’i jepte një emër për ta vrarë në këmbim të parav

Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka, emër i njohur i botës së krimit, është shpallur në kërkim nga policia për rrëmbimin dhe më pas kërcënimin për dhënie pasurie të një 35-vjeçari në Tiranë.
Por, 36-vjeçari, i përfshirë në disa ngjarje kriminale, rezulton i shpallur pas një megaoperacioni policor, me urdhër të SPAK, që u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj 2024.
Nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin SkyECC ka rezultuar se Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të atentatit të dështuar ndaj Durim Bamit më 4 nëntor 2020 pranë Urës së Tapizës në Krujë Kruje.
Ngjarja ndodhi rreth ores 15:00 ku nga një mjet tip Golf u qëllua në drejtim të Range Rover me targa italiane ku udhëtonte shënjetra e tyre Durim Bami.
Ky i fundi ishte drejtues i automjetit luksoz, ndërsa pasagjer ishte djali i hallës së tij, Ervin Kodra. Durim Bami i shpëtoi të shtënave me arme zjarri, ndërsa i plagosur mbeti kushëriri i tij Ervin Kodra.
Atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, sipas hetimeve të SPAK, u bë për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili dyshohet se porositi dhe financoi vrasjen e Durim Bamit si edhe vëllait të tij, Valter Bami, por duke mos e arritur qëllimin.
Të përfshirë gjithashtu ishin emra të tjerë të njohur të botës së krimit, Florenc Kelmendi i cili akuzohet se ka pasur rolin e bashkëekzekutorit, Albert Zaja në rolin e vëzhguesit në zonën Kamëz-Tapizë, si edhe Marklen Haka, në rolin e vëzhguesit në zonën Fushe-Krujës.
Nga bisedat në SkyECC janë zbardhur komunikimet mes vrasësit me pagesë Tori Xheçuka dhe biznesmenit të zhdukur, Ervis Marinajt, ku 36-vjeçari i kërkon bosit të lojërave të fatit t’i jepte një emër për ta vrarë në këmbim të parave duke i shkruar “më jep ndonje punë se me duhen lekë sepse kam hall”.
Dhe Ervis Martinaj i kërkon eliminimin e vëllezërve Durim e Valter Bami.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




