
I morën jetën bashkëatdhetarit në Greqi, Prokuroria e Korçës mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët


Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet, për dy shqiptarët Armando Tarushllari dhe Gëzim Latja që vranë bashkëatdhetarin e tyre në Greqi, duke çuar në gjyq dy personat e dyshuar për ngjarjen.
Referuar akteve, provave dhe indicieve të administruara gjatë fazës së hetimeve paraprake rezulton e provuar tej çdo dyshimi se të pandehurit G.L dhe A.T. alias J.C. alias A. Xh. alias M. D. alias M.C. alias A.D. në datë 07.12.2008, rreth orës 00:10 në zonën e Athinës në rrugën “Efpalinu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të dhunshëm midis dy grupeve shqiptare për motive të dobta, i kanë shkaktuar shtetasit A.Xh., dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e goditjeve me duar/grusht, shkopinj dhe thikë, nga të dhënat e përfituara edhe nga adutpsia e viktimës, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimit të rëndë të pjesës së majtë të kraharorit dhe zemrës, që vjen si rezultat i goditjeve vdekjeprurëse, njofton organi i akuzës së Korçës.
Nga analiza e akteve të administruara në fazën e hetimeve paraprake, sipas Prokurorisë, rezultoi e provuar tej çdo dyshimi se të pandehurit G.L. dhe A.T.(aktualisht në masën e sigurisë arrest me burg), kanë konsumuar veprën penale“Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, vepër kjo e kryer me veprime aktive të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128