I moshuari përplaset nga një automjet në qendër të Tiranës, policia shoqëron drejtuesin e mjetit
29 Dhjetor 2023, 18:11 / AKTUALITET

Një i moshuar është përplasur nga një automjet në afërsi të Muzeut Kombëtar në Tiranë. Policia sqaroi se 70-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi Ç. N., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaroi policia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

