Krimi në Shënavlash/ Ishte i pari që foli para togave të zeza zbardhet dëshmia e Amarildo Metës

26 Shkurt 2024, 12:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Krimi në Shënavlash/ Ishte i pari që foli para togave të

Zbardhet dëshmia e Amarildo Meta, djali i Pëllumb Metës, i cili ishte i pari nga fëmijët e viktimës që foli para togave të zeza.

I riu tregoi në sallën e gjyqit se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar e cila i kishte treguar për ngjarjen.

“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona.”, tha Amarildo.

Pëllumb Meta u vra nga djali i tij me armë zjarri. Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm dy ditë më parë, pas hetimeve 10 ditore nga Policia e Durrësit, për shkak se 50-vjeçari ishte deklaruar i zhdukur.

Fillimisht ishte vajza e familjes Meta, 19-vjeçari Hygerta Meta që mori përsipër krimin e rëndë, duke dëshmuar se e kishte vrarë ajo babanë pasi donte ta fejonte pa dëshirë. Por pas hetimeve dhe ekzaminimeve të armës, ku edhe u zbuluan gjurmët e gishtërinjve, rezultoi se vrasja është kryer nga 25-vjeçari Hysen Meta. 

 

Po ndodh...