Atentati në Lezhë, Dervishi: Policia është jashtë loje, situatë si në vitin 1997

5 Shkurt 2026, 22:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati në Lezhë, Dervishi: Policia është jashtë loje,

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku pjesëtarë të familjes së ish-deputetit Arben Ndoka, u përplasën me armë me nipin e Ardjan Nikulajt dhe një punonjës policie në berberhane, dhe ku mbeti i plagosur edhe pronari i saj, deklaroi se policia është jashtë loje dhe nuk arrin të garantojë sigurinë për qytetarët.

“Ngjarja e Lezhës të kujton se si ka funsksionuar Meksika e kohës së El Çapos apo Kolumbia e bandave të drogës ku qërojnë hesapet. Nuk është një vrasje e mirëmenduar, duket se është sherr banal. Mund t’u ketë ikur edhe situata nga duart. Ajo që është e rëndë është se si lëvizin elementë që kanë probleme me ligjin me policinë jashtë loje që mbyll ngjarjet që mbyll një sy dhe një vesh.

Unë besoj se nga një sherr ata mund të kenë vajtur për të vënë kallashët te koka dhe t’i poshtërojnë se nuk vendosin ata.

Unë besoj se u ka dalë situata nga duart. Mënyra se si lëvizet me njerëz të armatosura me dy makina, ngjan si në vitin 1997”- tha Dervishi.  

 

Po ndodh...

ide