Atentati në Memaliaj, identifikohen tre viktimat dhe i plagosuri, dyshimet e para

21 Korrik 2024, 00:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati në Memaliaj, identifikohen tre viktimat dhe i plagosuri, dyshimet
Nga informacionet e para mësohet se tre persona kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë

Viktimat janë Shyqyri Shaban Kalemi, Marsel Bashkim Cela, Bledar Riza Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.

Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja

Atentatoret pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.

Po ndodh...