I shpallur në kërkim për kanosje, arrestohet 29-vjeçari në Muriqan
Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Muriqan pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Kanosja”. Gjithashtu në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë.
Një 60-vjeçar është proceduar pasi ka ndërtuar banesën pa leje ndërsa një 59-vjeçar është proceduar pasi ka kanosur një përson të panjohur nëpërnjet telefonit.
Njoftimi i plotë:
DVP Shkodër/ Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, ndaluan shtetasin A. I., 29 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Kanosja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 60 vjeç, banues në Shirokë, pasi ka kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kallëzuar shtetasja D. H., 59 vjeçe, banuese në Pukë, ka se një shtetas i panjohur e ka kanosur nëpërmjet celularit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128