I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj, vihet në pranga 41-vjeçari në Krujë

I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpëmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari në Krujë.
41-vjeçari, i dënuar më parë për mashtrim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:
-F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
