Bardhi zbardh detaje nga mbledhja në Këshillin e Imuniteteve: Prokurorët thanë se duhen “3 furgonë” për përgjimet në…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zbuluar detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku u shqyrtua kërkesa e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Bardhi deklaroi se dosja e paraqitur në Kuvend lidhet vetëm me një muaj qeverisje, por sipas tij, materiali hetimor është shumë më i gjerë.
“Prokurorët u shprehën se nëse do të printoheshin të gjitha përgjimet për dosjen Balluku, do të duheshin më shumë se tre furgonë me letra”, tha Bardhi, duke shtuar se vetë dosja që ai ka shqyrtuar përmban rreth 16 mijë faqe dhe se i janë dashur 10 ditë për ta lexuar.
“Dosja që ka ardhur në Kuvend ka të bëjë me 1 muaj qeverisje. E di si u shprehën prokurorët, nëse ne printojmë përgjimet që kemi për dosjen Balluku, na duhen më shumë se 3 furgonë të mbushur me letër. Më është dashur 10 ditë nga dosja voluminoze me 16 mijë faqe e Ballukut.
Unë nuk lexoj brendinë e provës. Të fortët ndajnë tendera, përcaktojnë dhe bashkëveprojnë në tendera, ajo që del qartë dhe që prokurorët e përdorën për të kërkuar rëndimin e pozitës, ishin përdorur nga Balluku, një bisedë telefonike mbi 11 minuta të datës 20 nëntor 2025 ku faktohet që të fortët ishin përdorur për të intimiduar dëshmitarë. Njërës i kishin kërcënuar babain në një qytet që nuk është në Tiranë”, deklaroi Bardhi.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128