Identifikohet gruaja që tentoi të rrëmbente fëmijën nga marketi në Tiranë

Pasditen e së shtunës, u publikuan pamjet teksa një grua tentoi të rrëmbejë një fëmijë 2-vjeçar në një supermarket në Tiranë.
Gazetari Besar Bajraktaraj tha këtë të martë gjatë emisionit “Opinion” se vetëm gjatë ditës së sotme është bërë i mundur identifikimi i gruas. Bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ave dhe që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.
“Pasditen e sotme është bërë identifikimi i gruas. Policia nuk e bën të ditur emrin e saj pasi nuk është shoqëruar. Është një grua e cila është rreth të 50-ave, dyshohet me probleme pasi nga vetë komunikimet që ka mbajtur me stafin, nga ato që ata kanë deklaruar se kanë komunikuar me zonjën u ka dhënë përshtypjen se është me probleme mendore”, tha gazetari Bajraktaraj gjatë intervistës me Blendi Fevziun.
Në videon e publikuar, gruaja tjetër që është e veshur me të zeza është mamaja e vajzës së vogël. Një nga pikëpyetjet e policisë është fakti se pse ajo nuk reagon. Pasi gruaja i ka marrë fëmijën, ajo ka dalë jashtë dhe më pas janë kthyer të treja në supermarket.
Në fillim nuk është bërë denoncim nga ajo. Ka qenë babai i vajzës që më vonë e ka kallëzuar rastin në polici.
“Nëna ka deklaruar që ajo është shfaqur me fjalë përkëdhelëse dhe është larguar menjëherë duke i marrë fëmijën dhe më pas është kthyer. Ajo ka deklaruar se dukej si një person që kishte probleme”, tha gazetari.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

