Çifti i të moshuarve u gjet i vdekur në banesë, policia në Gjirokastër shoqëron tre persona
2 Maj 2024, 17:08 / AKTUALITET

Policia e Gjirokastres ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale, ku janë gjetur të pajetë çifti i të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se bëhet fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari, shtegtar i të imtave.
Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin brutal.
Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit, si pista kryesore e ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



