Ikën Ardian Çela nga OSHEE, ja kush e zëvendëson

22 Qershor 2023, 17:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ikën Ardian Çela nga OSHEE, ja kush e zëvendëson

Adrian Çela, administrator i  grupit OSHEE (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) do të largohet nga detyra pas mbarimit të mandatit, sipas burimeve nga kompania.

Largimi i tij ende nuk është bërë zyrtar, por zyrtar është bërë zëvendësuesi.

Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE group, duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelës, i cili u largua pas mbarimit të mandatit.

Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë. Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.

 

 

Po ndodh...