Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon 10 vite burg për Kokën, 7 për Bllakon

Prokuroria e Posaçme paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit të Fierit.
Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka u kërkua dënimi me 10 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkuan 7 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, shkon në 4 vite e 8 muaj.
Ndërsa për Klodian Zoton u kërkua 12 vite që me gjykim të shkurtuar, përfundimisht shkojnë në 8 vite.
Pretenca për të akuzuarit e tjerë, pa llogaritur gjykimin e shkurtuar:
Pëllumb Abeshi- 4 vjet
Florian Muçaj- 3 vjet
Azem Shatëri- 3 vjet
Erjon Murataj- 4 vjet
Sabina Cenameri- 4 vjet
Loran Dusha- 8 vjet
Arjola Kodra- 3 vjet
Arbër Denizi- 7 vjet
Juri Imeraj- 7 vjet
Regan Merdani- 4 vjet
Gentian Zifla- 4 vjet
Çështja është veçuar për 3 të pandehurit, Etleva Kondi, Arenc Murtezani dhe Guzeppe Ceffalione, të cilët do gjykohen me gjykim të zakonshëm.
Për të gjithë u kërkua heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
-
Shqiptari përplas me makinë nënën dhe foshnjën 8-muajshe në Itali
12 Qershor, 10:28 -
-
Emri/Makina përplaset me motorrin, humb jetën 28- vjeçari
12 Qershor, 08:41
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



