Ish-këneta nuk gjen qetësi! Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, pamje nga momenti kur përplas patrullën e policisë

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur në timon.
Rezart Abazaj u përplas ditën e djeshme me patrullën e policisë ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi me 1.4 mg/l.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, aty ku pak kohë më parë humbën jetën dy vogëlushë, pasi u aksidentuan nga Nikoll Radaçi.
Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga përplasja e Abazaj me patrullën e efektivëve, pasi këta të fundit I ishin vënë në ndjekje për ta ndaluar, pas sinjalizimeve që kishin marrë se një mjet lëvizte në zonë me shpejtësi të lartë e bënte manovra të rrezikshme. Abazaj rezulton përsëritës për ngjarje të tilla.
Kujtojmë se aksidenti i shkaktuar nga Nikoll Radaçi, ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.
E. M., 12 vjeç dhe K. N., 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda.
Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë.
VIDEO
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128