Ishte 8-vjeç kur shkoi në Siri, i riu shqiptar tregon tmerret e luftës: Kam parë masakra

Në vitet 2012-2012, me dhjetëra familje nga Shqipëria emigruan në vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht në Siri, ku iu bashkuan Shtetit Islamik. Mësohet se në Siri janë 17 fëmijë shqiptarë që presin që të riatdhesohen nga vendi ynë.
Abdi ishte një nga fëmijët shqiptar që në këto vite u largua nga vendi ynë në drejtim të Sirisë, pasi prindërit e tij, vendosen që t’i bashkoheshin shtetit islamik.
Abdi i cili ishte 8-vjeç në atë kohë ka treguar se është transferuar në Siri, 6 muaj pasi i ati kishte shkuar në vendin arab.
“Po në shkollë si gjithë të tjerët ishim si çdo familje në Tiranë, jetonim, babi ishte në punë. Unë isha në shkollë, vëllezërit në kopshte. bëhet fjalë nga vitit 2012 deri në 2013, mbaj mend që babi u largua. Mora vesh që ka ikur në vendet arabe dhe pas gjashtë muajsh diçka e tillë, vendosi dhe mami, flisnin me babi dhe u shpërngulëm edhe ne. Ka pasur ndikim shumë të madh nga njerëzit, besimtarët që u shoqëronte”, u shpreh ai.
Më tej ai ka rrëfyer jetën në Siri, teksa ka treguar edhe për vrasjen e të atit. Abdi tha se i ati kishte dalë në luftime në mëngjes, ndërsa në darkë iu është thënë që është vrarë.
Ai ka treguar se në një moment ka qenë afër një xhamie, kur një avion ka bombarduar një makinë, duke lënë të plagosur me dhjetëra të plagosur.
“Mbaj mend që babi im luftonte kundër Kurdëve dhe nga ata u vra dhe më pas ne ishim në dorë të tyre. Ai ka pas luftuar edhe kundër Asadit. Mami thjesht qëndronte me ne në shtëpi, kur shkon i vogël, qoftë i vogël qoftë o rritur, do mësohet dhe si bën më përshtypje, kur bombardojnë të kap një moment frika.
Dhjetë vjet qëndrova në Siri, ika 8 vjeç dhe u ktheva 16 vjeç, kam parë masakra që nuk janë parë nga një fëmijë në atë moshë. Njëherë kam qenë në xhami dhe kishim afër një makinë, edhe e bombardoi avioni dhe madje shumë njerëz u plagosën se ishin afër me xhaminë dhe duhej të ikje, një nga rastet. Nuk kam marrë pjesë në luftime, isha i vogël. Lufta fillonte në orën gjashtë.
Fillonin bombardimet nga ora gjashtë deri në gjashtë të mëngjesit. Ata bombardonin gjuanin dhe ti duhet të tërhiqeshe avash avash dhe s’ke ku vete më te ata, ata bënë marrëveshje, nëse doni hajdeni po nuk deshët do vriteni aty”, tha Abdi për gazetaren e Top Channel.
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128