Itali, kapet pas 17 vitesh shqiptari i kërkuar për trafik droge, ishte dënuar me 10 vite burg

Policia italiane njofton se ka arrestuar një shtetas shqiptar 52-vjeçar, për të cilin ishte pezulluar një vendim burg për dënim me 10 vjet, 6 muaj e 28 ditë dhe 58 mijë euro gjobë.
Personi, gjatë viteve 2003-2008, kishte marrë disa dënime në lidhje me trafikun e drogës , aktivitet që i dënuari e kishte kryer në territorin e Xhenovas dhe që Skuadra Fluturuese e kishte hetuar. Megjithatë, ai ishte zhdukur tashmë në vitin 2008, duke iu shmangur urdhrit të akumulimit të dënimeve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit Publik në Gjykatën e Genovas.
Megjithatë javën e kaluar, pas 17 vitesh i arratisur nga territori italian, individi u gjet në një apartament në Milano dhe u arrestua.
Gjatë hetimeve të kryera nga policia, rezultoi se i kërkuari kishte arritur të ndryshonte pjesërisht të dhënat personale në Shqipëri. Falë kësaj manovre ai jo vetëm që kishte arritur të kthehej disa herë në Itali, por kishte hapur edhe disa biznese tregtare.
-
-
Zyrtarizohet miqësorja, Shpresat do të përballen me Greqinë U-21
25 Shkurt, 20:06 -
-
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





