Emri/ Tragjike në Itali, makina përplas skuterin, 17-vjeçari shqiptar gjen vdekjen e menjëhershme

Një 17-vjeçar shqiptar, Stiven Xafa, ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës nga një aksident fatal në Itali. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po udhëtonte me një shok me skuterin e tij, teksa është përplasur nga një makinë, përplasje që ka rezultuar fatale për 17-vjeçarin shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Castiglione del Lago. Makina drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare.
Mjekët, megjithatë, mundën të shpëtonin mikun e tij, gjithashtu 17 vjeç, i cili u transportua në spitalin Santa Maria della Misericordia në Perugia, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent në gjendje shumë të rëndë. Tani gjendja e tij është e qëndrueshme dhe djali ndodhet në terapi intensive por nuk është në rrezik për jetën.
Shoferi mbeti i plagosur lehtë dhe iu nënshtrua të gjitha analizave për të verifikuar nëse ai kishte dëmtime në momentin e përplasjes.
Po vijojnë hetimet e karabinierëve për zbardhjen e dinamikës.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

