Iu gjet lëndë narkotike kanabis në automjet, arrestohet 21-vjeçari në Kukës

6 Shkurt 2025, 11:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Iu gjet lëndë narkotike kanabis në automjet, arrestohet

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Pas kontrolleve në automjet u gjet lëndë narkotike kanabis, e sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 21 vjeç, banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi I. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128