
Jo më me gomone në Britani, Kumrija: Dyndja ka rënë, shqiptarët e kanë kuptuar që hyrja e paligjshme s’është rruga e duhur

Avokati i Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” komentoi pasojat e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve në Britani.
Kumrija theksoi në tri muajt e fundit ka shënuar një rënie drastike.
“Sa i përket numrave të shqiptarëve që vijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në 3 muajt e fundit fatmirësisht ka një rënie goxha të lartë.
Pra shihet që dyndja ka rënë, kjo sepse jemi në stinën e dimrit, por edhe për faktin se vetë shqiptarët e kanë kuptuar që hyrje në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar nuk është rruga e duhur.
Pasi dhe në momentin që hynë aty, fakti që janë pa dokumente i vë ata në disfavor përballë emigrantëve të ligjshëmë, pasi kjo nuk i jep mundësinë të jenë pjesë e tregut të punës dhe të integrohen në mënyrën e duhur.
Qeveria e re ka një qasje më të fortë ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe po tentojnë që t’i mbyllin sa më shpejt dosjet e aplikimeve në mënyrë që të kthehen sa më shpejt në vendin e origjinës këta emigrantë”, u shpreh ndër të tjera avokati Saimir Kumrija.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128