Jo vetëm borë, juglindja ‘pushtohet’ nga mjegulla e dendur. Apeli për drejtuesit e mjeteve
11 Dhjetor 2023, 09:47 / AKTUALITET

Përveç reshjeve të dëborës, juglindja e vendit është përfshirë nga mjegulla. Në lartësinë mbi 1000 metër gjatë mbrëmjes të së dielës ka pasur rrëshejë dëbore.
Ndërkohë, trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, në Voskopojë dhe në Qarr 4 cm. Në zonat e përfshira është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.
Sakaq, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur, ndërsa apelohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
