“Ka përfituar miliona euro para publike me tendera”, Çollaku: Bujar Shega pjesë e grupit të Suel Çelës, është akuzuar për vrasje dhe trafik droge

2 Dhjetor 2024, 23:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Ka përfituar miliona euro para publike me tendera”,
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e “Open” ka folur për rolin e Bujar Shegës në grupin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Suel Çela.

Çollaku theksoi se Shega është i akuzuar për vrasje dhe i dënuar për trafik droge, ndërkohë që ka përfituar miliona euro para publike përmes tenderave.

Ai nënvizoi se Shega ka arritur të përfitojë para duke marrë punë publike në shumë qarqe në Shqipëri.

“Është edhe një biznesmen, pjesë e këtij grupi, Bujar Shega. Ka marrë miliona euro para publike përmes tenderave, i akuzuar për vrasje, i dënuar për trafik droge. Ai kalon te marrja e punëve publike në shumë qarqe në Shqipëri”, u shpreh ai.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128