Kamerat e sigurisë e nxjerrin zbuluar/ Vodhi shuma parash në lokalin ku ishte i punësuar, pranga 35-vjeçarit në Tiranë

Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur pranga subjekti ku ishte i punësuar.
Rasti është dokumentuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.
Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave në subjektin e tij, kanë organizuar menjëherë punën hetimore.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua dhe u arrestua shtetasi J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier, një pjesë e të cilave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

