
Kanosi me thikë një 53-vjeçare, e pëson 66-vjeçari në Shkodër

4 Prill 2025, 09:00 / AKTUALITET
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 66 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 53-vjeçare. Shtetasi V. D. u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Thika e dyshuar e përdorur për kanosjen u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. D. dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128