Lajme flash

Nënë e bir nga Gjermania humbasin rrugën gjatë eksplorimit te “Shpella e Pëllumbasit”, policia iu vjen në ndihmë pas disa orë kërkimesh

13 Prill 2025, 21:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nënë e bir nga Gjermania humbasin rrugën gjatë eksplorimit

Dy turistë nga Gjermania (nënë e bir) kishin humbur rrugën sot në vendin e quajtur ‘Shpella e Pëllumbasit” në afërsi të Tiranës.

Teksa po eksploronin natyrën pranë kryeqytetit, turistët nuk mundën të gjenin rrugëdaljen nga “Shpella e Pëllumbasit”. Pas njoftimit, forcat policore erdhën në vendngjarje dhe pas disa orë kërkimesh bën të mundur gjetjen në gjendje të mirë shëndetësore të turistëve nga Gjermania.

Gjetja e tyre u bë e mundur nga shërbimet e Komisariatit nr.1 dhe nga Njësitë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turist gjerman(nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjeherë kanë organizuar punën për ti ardhur në ndihmë.

Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetsore.

Turistët gjerman kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të turistëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thotë njoftimi i policisë.

 

Po ndodh...