Lajme flash

Sulmi rus me 34 të vdekur në Sumy, Zelensky: Çdo raketë godet jo vetëm popullin ukrainas, por edhe diplomacinë

13 Prill 2025, 22:13 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi rus me 34 të vdekur në Sumy, Zelensky: Çdo raketë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dërguar një mesazh të fortë për aleatët perëndimorë të Ukrainës, vetëm pak orë pas sulmit vdekjeprurës të Rusisë në qytetin Sumy.

Zelensky u bëri thirrje vendeve të Perëndimit për “veprim më vendimtar”, duke theksuar se çdo natë, Ukraina përballet me dhjetëra drone dhe raketa të lëshuara nga Rusia.

“Ka kaluar një muaj që kur Rusia refuzoi propozimin për një armëpushim të plotë,” theksoi ai, duke shtuar:

“Kremlini nuk ka frikë të vazhdojë lëshimin e raketave balistike. Prandaj, çdo natë ka afro njëqind dronë sulmues… që kanë në shënjestër qytetet ukrainase.”

Zelensky theksoi gjithashtu se sulmet ruse në vijën e parë të frontit nuk ndalen.

“Vetëm presioni – vetëm veprimi i vendosur – mund ta ndryshojë këtë realitet,” deklaroi ai.

“Çdo raketë balistike ruse, çdo raketë ‘cruise’, çdo dron Shahed dhe çdo bombë e drejtuar, nuk godet vetëm popullin dhe komunitetet tona, por edhe diplomacinë – dhe përpjekjet politike për t’i dhënë fund këtij lufte.”

Rusia goditi sot në mëngjes me raketa balistike qytetin Sumy të Ukrainës, teksa sulmi shkaktoi 34 të vdekur me raketën që ra pranë një kishe ku ishin mbledhur besimtarë për të kremtuar të Dielën e Dafinave.

 

Po ndodh...