Kapet me drogë në Itali, dënohet me burg 30 vjeçari shqiptar
22 Shkurt 2024, 17:42 / AKTUALITET

Autoritetet në Itali kanë dënuar me 1 vit burg një 30-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Mediat vendase shkruajnë se policia vuri re të riun shqiptar në Olmo, teksa po priste dikë dhe i bënë një kontroll.
Në një kontroll personal dhe më pas në shtëpi, atij iu gjetën 20 doza kokaine, 1790 euro dhe një telefon celular, një peshore dhe një material për paketimin e lëndës narkotike.
30-vjeçari shqiptar u dënua me një vit burg dhe 1000 euro gjobë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

